Mashtrimi me ilaçet, në gjykim 3 zyrtarë e 6 farmacistë

15/12/2015 10:00

Prokuroria e Tiranes ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 9 persona, të akzuar se kanë mashtruar me rimbursimin e ilaçeve duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik të përllogaritur në mbi 56 milionë lekë të reja.

Mes të akuzuarve janë tre zyrarë të Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor mes të cilëve edhe ish-drejtori i fondit si dhe 6 farmacistë në kryeqytet. Më konkretisht personat që janë dërguar për gjykim nga prokuroria, janë:

Hysni Roçi, pronar farmacie, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprën penale te Mashtrimit;

Pjerin Xhuvani, ish-drejtor i Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, hetuar  në “arrest në shtëpi”, akuzuar për veprën penale  të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim;

Edlira Mara, zyrtare e Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, hetuar me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, akuzuar për veprën të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim dhe “fallsifikimit të dokumentave”;

Frida Lamçe, zyrtare e Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, hetuar me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, akuzuar për veprën të “fallsifikimit të dokumentave”;
Fatbardh Budo, zyrtare e Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, akuzuar për veprën të “fallsifikimit të dokumentave;

Mimoza Tufi, drejtore teknike farmacie hetuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”, akuzuar për veprën penale te Mashtrimit;
Nikollaq Thanasi, drejtor teknik farmacie, hetuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”, akuzuar për veprën penale te Mashtrimit;

Adelina Manaj, drejtore teknike farmacie, hetuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”, akuzuar për veprën penale te Mashtrimi;

Arens Spahiu drejtor teknik farmacie, hetuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”, akuzuar për veprën penale te Mashtrimit.

Farmacistët e akuzuar se bashku me zyrtarët e Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor nga  hetimet e kryera, ka rezultuar se, gjatë periudhës  shtator 2014 – mars 2015, kanë përfituar shuma të konsiderueshme në mënyrë të padrejtë, nga rimbursimi i ilaçeve që kanë deklaruar se kanë shitur, por që në të vërtetë rezulton se nuk kanë shitur ato sasi. Madje, rezulton se kanë deklaruar si të shitura ilaçe, të cilat nuk i kanë pasur asnjëherë në dispozicion, duke i shkaktuar shtet një dëm ekonomik ne mbi 56 milionë lekësh, shumë e cila është përfituar nga të pandehurit.
 
 

Top Channel