Ftesa e Haradinajt: Protesta e radhës, të mërkurën në Pejë

14/12/2015 00:00

Ndërkohë që në rrugët e Prishtinës vazhdonin përleshjet ndërmjet protestuesve dhe policisë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook njoftoi se, protesta e radhës e opozitës do të zhvillohet të mërkurën, në qytetin e Pejës, duke nisur nga ora 12:00.

Ai ftoi qytetarët e rajonit të Dukagjinit të bashkohen në këtë protestë, për të kundërshtuar dy marrëveshjet e dëmshme. “Ashtu si dikur kemi ditur të jemi bashkë për tema të rëndësishme për vendin, të bëhemi bashkë këtë të mërkurë në qytetin e Pejës, në sheshin qendror, që t’i kundërshtojmë marrëveshjet e dëmshme”, thotë Haradinaj në videomesazhin e tij.

Top Channel