
Aktivistë të subjekteve opozitare në Kosovë kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre në rrugë duke hedhur bojë dhe mjete të forta drejt Policisë dhe objektit të Kuvendit, pasi Kryesia përjashtoi shumicën e deputetëve opozitarë.
Pasi hodhën bojën në ndërtesën e Kuvendit, aktivistët e opozitës të shpërndarë nëpër Prishtinë kanë bllokuar rrugët me kontejnerë, ndërsa gjatë largimit prej policisë kanë hedhur edhe gurë drejt forcave të rendit.
Policia i ka larguar nga sheshet kryesore protestuesit e opozitës, të cilët gjatë largimit kanë hedhur edhe koktej molotovi drejt një autoblinde të policisë.
Protestuesit janë shpërndarë nga rrugët dhe sheshet e kryeqytetit rreth orës 16:00, ndërsa gjatë shpërndarjes Policia ka arrestuar tre protestues.
Sipas komunikatës për media të lëshuar nga policia, gjatë protestës, aktivistët e opozitës kanë dëmtuar pesë automjete zyrtare, ndërsa njërës prej tyre i është vënë zjarri.
Top Channel