Hiqet shtylla e tensionit që ndodhej në mes të rrugës

12/12/2015 15:30

Shtylla elektrike e vendosur në segmentin rrugor në zonën e Don Boskos, është zhvendosur nga OSHEE, paraditen e së shtunës.  Shtylla e tensionit të lartë ka shkaktuar një mori aksidentesh në vitet e fundit në këtë zonë.

Prej kohësh banorët e kësaj zone ishin ankuar, ndërkohë që dhjetra raporte mediatike më herët kanë kërkuar largimin e kësaj shtylle si një burim aksidentesh.

“Pas një kërkesë urgjente të ardhur nga Bashkia e Tiranës, ne kemi ndërhyrë për të mundësuar zhvendosjen e shtyllës që është në rrugën Don Bosko. Nga kërkesat e shumta të banorëve, u morën masa nga OSHEE për zhvendosjen e kësaj dhe sot po realizohet kjo zhvendosje”, thotë një inxhinier i OSHEE-së.

Por, kjo shtyllë e tensionit të lartë në zonën e Don Boskos nuk është e vetmja në rrugët automobilistike në vend. Nga gabime të rënda dhe të projekteve të kaluara të OSHEE-së janë vendosur disa shtylla në segmente rrugore, të cilat janë kthyer në problem serioz për trafikun dhe sigurinë e drejtuesve të mjeteve.

Top Channel