Zgjidhet ngërçi, rifillon markimi i karburanteve

11/12/2015 13:50

Ngërçi në tregun e karburanteve  është zgjidhur pasi kompania koncesionare e markimit ka pranuar të rifillojë aktivitetin e ngjyrosjes së lëndëve djegëse, duke i hapur rrugë kështu edhe importit.

Një ditë më parë, kompania GFI ndërpreu në mënyrë të beftë aktivitetin e markimit duke bllokuar totalisht importin e naftës dhe benzinës.

Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se zhbllokimi i tregut është arritur pas një takimi të zhvilluar në orët e vona të së enjtes mes përfaqesuve të kësaj ministrie dhe kompanisë.

Zyrtarisht Ministria nuk ka bërë publik asnjë informacion apo njoftim mbi kushtet e marrëveshjes dhe sesi do të vijojë puna gjatë ditëve në vijim.

Top Channel