Thaçi, takime në Strasburg: Liberalizimi i vizave, në 2016-n

11/12/2015 20:35

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron për një vizitë në Strasburg, ku gjatë së premtes është takuar me ambasadorë të misioneve të përhershme pranë Këshillit të Evropës.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka bërë të ditur se me ambasadorët ka biseduar për shumë çështje, por me theks të veçantë ka qenë ajo mbi procesin e liberalizimit të vizave, që sipas tij do të ndodhë në vitin 2016.

Kryediplomati kosovar ka bërë të ditur se, gjatë takimit në Strasburg i ka informuar ambasadorët edhe për forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, për afirmimin dhe respektimin e të drejtave të komuniteteve, si dhe për avancimin e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut.

Top Channel