
Të premten, në Prishtinë është hapur “Panairi Dimëror”, organizuar nga Asociacioni i Agjencive Rajonale për Zhvillim, financuar dhe menaxhuar nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.
Pjesëmarrëse në këtë panair janë rreth 70 biznese lokale, të cilat për tri ditë do të promovojnë produktet e tyre, duke filluar nga industria ushqimore, zejet dhe punimet artizanale.
Panairi dimëror do të ofrojë edhe mundësi argëtimi, përfshi muzikë, kënd për fotografim, si dhe aktivitete të tjera artistike.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka cilësuar këtë panair, tregun e prodhimeve vendase dhe atë të fundvitit, si mundësi të mira për zhvillimin ekonomik jo vetëm të Komunës së Prishtinës.
Panairi dimëror do të jetë i hapur për tri ditë në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.
Top Channel