Manjani: Kod të ri penal, ka nonsense juridike

11/12/2015 00:00

I vendosur në krye të Ministrisë së Drejtësisë prej një muaji, Ylli Manjani deklaron se një ndër sfidat e tij që duhet të përmbushë është kodi penal.

Ndryshimet më të shpeshta kanë shkaktuar kakofoni sipas ministrit Manjani dhe ky është një motiv që kodi penal të ribëhet nga e para.

“Kemi arritur në një absurd që për armëmbajtje pa leje të dënojmë më shumë sesa për terrorizëm. Ky nuk është një standard i ligjit penal që mbështetet nga komuniteti i juristëve. Unë si ministër Drejtësie kam ndërmen të ndërhyjë me plan agresiv, dhe ky plan agresiv është që Kodi Penal të shkruhet nga e para. Ky kod të ketë sens, të ketë logjik, të dënohet fajtori që e meriton për tu dënuar ”, tha Manjani.

Manjani u shpreh se në letrat që qytetarët i shkruajnë, ankohen më së shumti për vendimet e gjykatava e më pas për shërbimin në hipotekë.

Ministri dha detaje për projektligjin e amnistisë nga e cila parashikohet të përfitojnë të dënuarit me deri në dy vjet burgim, të dënuarit me kusht, me gjobë apo ata për të cilët është vendosur dënim alternativ.

“Mbipopullimi në burgje është një shqetësim dhe besoj se me këtë amnisti ne zgjidhim dhe këtë çështje, Ne nuk mbëhstesim në amnisti dy element, ata që janë në procedim penal, sepse nuk duam të japim mesazh që nga njëra anë i arrestojmë, pastaj vetë i lirojmë. Dhe nuk jemi dakord që ata që kanë kryer krime të rënda të lirohen nga burgu. Jo, nuk është ky qëllimi”, tha Manjani.

Ministri Manjani u shpreh se është rënë dakord që për herë të parë dy inspektoriatet, ai i ministrisë dhe i KLD të kryejnë inspektime të përbashkëta

Top Channel