Reforma në drejtësi, Totozani: Nuk ka politikë të pastër pa drejtësi të pavarur

10/12/2015 00:00

Avokati i Popullit, Igli Totozani duke shprehur dhe mbështetjen e tij, nxit partitë politike që të çojnë deri në fund reformën në drejtësi, mjaft jetike për Shqipërinë.

“Nxisim dhe inkurajojmë forcat politike të shfaqin vullnet në përmbushjen dhe cuarjen deri në fund të kësaj reforme. Pa një sistem drejtësie të pavarur, eficent dhe të drejtë, Shqipëria nuk do të ndërtojë dot një ekonomi konkurrente, një politikë të pastër, një jetë të sigurtë për qytetarët e saj, për investimet e brendshme dhe të huaja, në fund të fundit një shtet të së Drejtës. Ky sistem duhet reformuar rrënjësisht”, është shprehur z. Totozani.

Në ditën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Avokati i Popullit përmend një sërë problematikash në Shqipëri, që kanë të bëjnë me këtë çështje. E drejta e pronës, shërbimet publike, strehimi, arsimi, shëndetësia etj., ishin çështjet në fokus të Avokatit të Popullit.

Top Channel