Mustafa: Nënshkrimi i MSA, arritja më e madhe në 1 vit qeverisje

10/12/2015 11:25

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sërish ka vlerësuar punën 1-vjeçare të qeverisë së tij.

Në mbledhjen e radhës të kabintetit qeveritar, Mustafa falenderoi ministrat për punën e bërë duke thënë se kanë arritur të realizojnë planin për këtë vit të qeverisjes.

Ndërsa arritja numër 1 konsiderohet se është nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Kosovës dhe BE-së.

Sa i përket raportit me legjilsativin, Mustafa bëri të ditur se numri i projektligjeve të dërguara brenda këtij viti është 70. Deri në fund të vitit ai paralajëmroi se do të dërgohen edhe dhjetë të tjera.

Top Channel