“Youth for Refugees” në Preshevë, pas një pune të gjatë humanitare për refugjatët nga Siria, është shpallur krahas policisë serbe dhe aktivistëve anti-korrupsion si personazhi i vitit nga misioni i OSBE-së në Serbi.
Në prani të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe shumë diplomatëve të huaj, Agon Ajeti dhe Valon Arifi morën çmimin me duartorkitje.
“Zoti Ajeti dhe zoti Arifi janë treguar si liderë në krizën e refugjatëve në Preshevë. Një nga kontributet më të rëndësishme të kësaj zyre nga Presheva ka qenë promovimi i qasjes positive ndaj refugjatëve dhe emigrantëve. Ky çmim ndahet për aktivizëm dhe respektim të të drejtave të njeriut në një situatë të vështirë”, deklaroi Peter Burkhard, ambasador i OSBE-së në Beograd.
Nga ana e tij, Agon Ajeti u shpreh se, në fillim nuk e kishin imagjinuar që efekti mund do të ishte kaq i madh, por idenë e kishin që të ndihmonin njerëzit në nevojë.
Ndërsa Valon Arifi, aktivist nga Presheva, tha se ky vlerësim është i rëndësishëm jo vetëm për punën me refugjatët, por edhe për shqiptarët në Serbi.
“Youth for Refugees” ka krijuar që në fillim të krizës së refugjatëve nga Siria një grup aktivistësh që ofronin ndihmë në transport, ushqim, veshmbathje dhe bënin punë vullnetare pa pagesë gjatë tërë fluksit të madh.
Top Channel