Presidenti Bujar Nishani në një ceremoni të mbajtur mbrëmjen e së martës, me rastin e 25-vjetorit të Lëvizjes Studentore, ka akorduar tre dekorata të “Flamurit Kombëtar”.
Mes të dekoruarve ishte Musine Kokalari (pas vdekjes), “Lëvizja Studentore Shqiptare 1990-1991”, si dhe Sali Berisha. Ish-kryeministrit Berisha dekorata e “Flamurit Kombëtar” ju akordua me motivacionin për “shpirtin liridashës që ju bashkua dhe përcolli që në momentet e para frymën e lëvizjes mbarëkombëtare demokratike në vitin 1990, që solli rrëzimin e komunizmit. Për rolin e tij udhëheqës, orientimin, përparimin dhe forcimin e idealeve të sistemit demokratik në rrugëtimin e Shqipërisë në familjen euroatlantike”.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesic, europutetja Doris Pack, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga si dhe pjesëtarë të tjerë të Lëvizjes së studentore të dhjetorit, ndërsa ra në sy mungesa e përfaqësuesve diplomatikë të akredituar në vend.
Top Channel