“Në 2013-n dolën nga Shqipëria 18 milionë $ të dyshimta”

09/12/2015 00:00

Organizata “Global Financial Integrity”, ka publikuar një raport ku analizon transfertat e dyshimta bankare në të gjithë botën gjatë viteve 2004-2013.

Ky raport arrin në përfundimin se për vitin 2013 nga Shqipëria kanë dalë 18 milionë dollarë të dyshuara si jo të pastra. Në vitin 2012 shuma ishte 23 milionë dollarë, në 2011-n 255 milionë dollarë.

Viti me shumën më të madhe të parave që kanë dalë nga Shqipëria është 2008-a me 305 milionë dollarë. 1.34 miliardë dollarë është shuma totale në 11 vite, që sipas raportit kanë dalë jashtë Shqipërisë.

Top Channel