Mustafa: Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

09/12/2015 00:00

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me ministrin e Integrimit Europian, Bekim Çollaku, kanë takuar këtë të mërkurë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Kosovë.

Temë e takimit ka qenë përmbushja e kritereve për liberalizimin e vizave.

Kryeministri Mustafa dhe ministri Çollaku kanë njoftuar të pranishmit se, Kosova i ka përmbushur në tërësi kriteret teknike për liberalizimin e vizave dhe se, Kosova pret që BE-ja të marrë vendimin e premtuar politik, i cili do të rekomandonte që edhe qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së, nga viti i ardhshëm.

Top Channel