Amnistia në burgje, Zoto: Gati zbatimi i draftit të MD

09/12/2015 13:50

Gjatë një aktiviteti në burgun e grave në kryeqytet, me rastin e ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, drejtori i përgjithshëm i burgjeve Artur Zoto ka bërë të ditur vendimin e ministrisë së Drejtësisë për të aplikuar edhe këtë fundvit një amnisti të gjërë.

Ky lajm ka entuziasmuar të dënuarat e burgut 325 ndërsa Zoto theksoi se priten kriteret që do të zbatohen pas hartimit përfundimtar të draftit.

“Me iniciativë të ministrit të |Drejtësisë, është marrë përsëri një iniciativë ligjore, ku është hartuar një draft i cili përsëri përfshin dhënien e amnistive për një grup shumë të gjerë siç ishte dhe herën e parë. Në këtë moment drafti i miratuar nga ministria është në proces konsultimi, është një teknikë legjislative, me qëllim që të konsultohet me subjekte e shoqata dhe ne mendojmë që brenda dhjetorit të aprovohet dhe më pas në janar të shtrihen efektet e aplikimit”, tha Artur Zoto, drejtori i burgjeve.

Në burgun e grave, me rastin e ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për të dënuarat e shfaq një film, ndërsa e pranishme ishte edhe ambasadorja e Hollandës në Shqipëri Devi Van de Vird.

Top Channel