Protesta e opozitës, policia në gatishmëri

08/12/2015 10:40

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës së opozitës. Një ditë më parë, burime nga policia bën të ditur se janë mbledhur të dhëna se do të ketë incidente të vogla, pasi protestuesit do të qëllojnë me vezë dhe gurë.

Një numër i madh forcash janë angazhuar për protestën, ndërsa kordoni i parë i ruajtjes së sigurisë janë police femra.

Në gatishmëri janë vendosur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa dhjetëra efektivë të komisariateve janë vendosur në sheshin “Skënderbej”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Nënë Tereza”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel