Prokurorët mbështesin reformën, por…

07/12/2015 20:15

Pavarësisht rezervave që kanë, prokurorët shqiptarë mbështesin reformën në drejtësi.

Unioni i Prokurorëve kërkon të bëhet pjesë e hartimit të ligjeve të reja përmes disa propozimeve, që thotë se nuk duhen parë si kundërshti ndaj reformës, por si nevojë për funksionimin normal të Prokurorisë Shqiptare.

“Të bindur për nevojën dhe realizimin e reformës si pjesë dinamike dhe e përparimit të çdo vendi me aspirata integruese në strukturat e Bashkimit Europian, nuk mund të mos shprehim shqetësimet tona për pjesë të veçanta të reformës nevojën për t’u bërë pjesë në konceptimin dhe draftimin e mëtejshëm të ligjeve në zbatim të kësaj reforme dhe për të shprehur ato propozime që në asnjë rast si kundërshtime për reformën e domosdoshme, por si të nevojshme për funksionimin normal të Prokurorisë Shqiptare”, thotë Unioni i Prokurorëve.

Top Channel