Në Librazhd Komisariati drejtohet nga një zonjë

07/12/2015 00:00

Kur nisi punë në strukturat e Policisë së Shtetit, 18 vite më parë, Anila Popa nuk e kishte menduar se një ditë do të bëhej shefe komisariati….Prej një jave ajo është emëruar në krye të Policisë së Librazhdit, si drejtuese e 72 punonjësve policie në grada të ndryshme.

Edhe pse mendohet se këtë punë për shkak të vështirësive, e bëjnë mirë vetëm meshkujt, Anila është shembulli që tregon të kundërtën, duke thyer një tabu për femrat në polici.

Falë aftësive profesionale dhe trajnimeve brenda e jashtë vendit, ajo kaloi sistemin e gradave nga punonjëse e rolit bazë, në Nënkomisare, Komisare gjë që e nxiti që të ndiqte në vijim shkollën e Lartë të Komisarëve në Lion të Francës. Viti 2012 ishte më i miri profesionalisht për të…Anila  gradohet Kryekomisare…Përtej uniformës, ajo është një nënë e përkushtuar…Kohën e lirë e kalon me dy djemtë dhe mikeshën e saj Eglën.

“Jemi në vitin 2015. Në qoftë se Anila e theu tabunë si shefe e parë e një komisariati në Shqipëri dhe komuniteti do të mësohet. Nuk është se ka një dallim ndërmjet Anilës familjare dhe Anilës si punonjëse policie. Një individ i kompletuar nuk mund të ketë dy personalitete të ndryshme. Kolojmë koxha kohë së bashku dhe pse puna nuk na lë shumë mundësi”, shprehet Egla, mikeshë e Anilës.

Bashkëshorti është përkrahësi i saj më i madh. Falë mbështetjes së tij Anila sot është një nënë e përkushtuar, një partnere e mirë dhe shefja e parë femër e një komisariati në Shqipëri…

Top Channel