Llalla: Të pastrojmë prokurorinë nga të korruptuarit

07/12/2015 16:15

Kryeprokurori Adriatik Llalla zhvilloi këtë të hënë një takim me dyer të mbyllura në Prokurorinë e Fierit.

Llalla fillimisht është takuar vetëm për vetëm me kryeprokurorin e Fierit, Ardian Ylli, ndërsa më pas me gjithë stafin e prokurorëve.

Në përfundim të takimit, prokurori i përgjithshëm i vendit tha se, prokuroria shqiptare është e aftë që të pastrojë radhët e saj nga prokuroret e korruptuar.

Sa i përket të ndaluarve për skandalin e naftës, Llalla tha se arrestimi i tyre u bë pasi u mblodhën provat e mjaftueshme.

Pas takimit në Prokurorinë e Fierit, kryeprokurori udhëtoi drejt qytetit të Lushnjes për të zhvilluar një takim të ngjashëm.

Top Channel