Jahjaga, në Tiranë për 25-vjetorin e rënies së komunizmit

07/12/2015 00:00

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të qëndrojë të martën dhe të mërkurën në Tiranë, për të marrë pjesë në aktivitetet për shënimin e 25-vjetorit të rënies së komunizmit.

Top Channel ka mësuar se, Jahjaga është ftuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, por nga kabineti i Presidentes kosovare ende nuk jepen detajet e agjendës së Jahjagës, gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri.

Vizita e kryetares së shtetit të Kosovës në Tiranë vjen në një periudhë tepër të ngjeshur ngjarjes politike, pas krizës politike që po kalon Kosova, për shkak të mosmarrëveshjeve mes opozitës dhe qeverisë mbi marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë dhe Malin e Zi, respektivisht ajo për Asociacionin dhe ajo për përcaktimin e vijës kufitare.

Top Channel