Siri, vriten 32 militantë të ISIS në Raqqa, mbi 40 të plagosur

06/12/2015 22:25

Të paktën 32 militantë të Shtetit Islamik janë vrarë dhe mbi 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas sulmeve ajrore të së dielës në Raqqa të Sirisë, të cilët mendohet të jenë kryer nga avionët e koalicionit  të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është bërë i ditur nga Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.

Megjithatë, grupe të tjera aktiviste kanë thënë se bombardimet janë kryer nga avionët rusë në atë zonë ku kanë mbetur të vrarë militantët e ISIS, ndërsa sipas tyre kanë mbetur të vrarë edhe disa civilë.

Kreu i Observatorit, Rami Abdel Rahman, ka thënë se gjatë së dielës janë kryer rreth 15 sulme ajrore në zonë të ndryshme të Raqqa-s. Ai shtoi se numri i viktimave është konfirmuar nga shërbimet mjekësore, ndërsa ai mund të jetë edhe më i lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA