Humbi shikimin gjatë trazirave të vitit 1997, Emiliano Lule përballet më një tjetër emergjencë shëndetësore pas një aksidenti automobilistik Janë rreth 530 infermierë nga Shqipëria, që deri në fund të këtij viti do të punësohen në profesionin e tyre në Gjermani me një kontratë dyvjeçare.
Përfaqësuesi i Dekra-Akademi, Musa Ahmeti tha se kanë aplikuar mbi 4500 persona, ku pjesa më e madhe janë femra.
“Ne kërkojmë infermiere të përgatitura, për të cilat garantojmë vendin e punës në Gjermani për dy vjet, një pagë minimale prej 1500 eurosh dhe rritje e koeficientit të rrogës sipas standardeve dhe certifikatave të infermierëve. Deri në fund të vitit do të shkojnë 531 infermierë nga Shqipëria që e kanë të garantuar vendin e punës të barabartë me infermierët e tjerë që jetojnë në Gjermani”, thotë Ahmeti.
Përfaqësuesi i kompanisë gjermane tha se marrëveshja e tyre për të punësuar infermierë është bërë vetëm me këtë kompani, ndaj aplikuesit duhet të kenë kujdes që të mos bien pre e abuzimeve.
“Ky program është pa pagesë dhe u mundëson punësimin infermierëve shqiptarë në Gjermani. Grupi Dekra Kompani ka bashkëpunim me Interpersonal Albania, i cili është i vetmi i licencuar në Shqipëri”, thotë ai.
Në total numri i aplikimeve për të punuar në Gjermani, pranë shoqërisë “Interpersonal” llogaritet në 4,560.
Top Channel