Dhuna në shkolla; nxënësit, prè e presioneve fizike e psikologjike

04/12/2015 00:00

Më shumë se gjysma e nxënësve që shkojnë në shkollë kanë rënë pre e dhunës, fizike, psikologjike dhe emocionale.

Studimi i fundit i Kombit dëshmoi se 62% e mësuesve në të gjithë vendin u bërtasin nxënësve.

“Me krijimin e një moduli të dedikuar, i cili do të jetë i detyrues për sistemin universitar, përsa i përket universiteteve të nivelit më të lartë të edukimit të nxjerrjes së mësuesve. Ata do ta kenë si një nga kurrikulat detyrues për formimin e mësuesve”, tha Nora Malaj.

Zëvendësministria e Punëve dhe Çështjeve Sociale, Genta Sula tha se  gjatë testimit të stafeve që merren me kujdesin e fëmijëve ka rezultuar se një pjesë e tyre janë të papërgatitur.

“Janë evidentuar mbi 1 mijë raste të nevojës për mbrojtje nga dhuna dhe keqtrajtimi, por ne jemi të sigurt që ky numër është edhe më i madh. Ka fenomene të ndryshme që janë të lidhura, si fenomeni i fëmijëve në rrugë, apo shfrytëzimi i tyre”, tha zëvendësministria e Punëve dhe Çështjeve Sociale.

Përfaqësuesja e UNICEF-it, Antonela Scolamiero tha se trajnimi dhe edukimi i stafit pedagogjik është shumë i rëndësishëm për ndalimin e dhunës në shkolla.

Top Channel