Britania e Madhe, me ambasador të ri në Shqipëri

04/12/2015 00:00

Britania e Madhe emëron ambasadorin e ri në Shqipëri, i cili zëvendëson ambasadorin Nicholas Cannon.

Duncan Norman është ambasadori i ri britanik, që do të marrë detyrën në Tiranë në Qershor të vitit 2016.

Emërimin e Norman e publikoi Ministria e Jashtme britanike, “Foreing Office”, në faqen zyrtare.

Duncan Norman, është një diplomat me një karrierë diplomatike në këtë ministri që prej vitit 1990.

Top Channel