Reagimi i Smart për flirtin Jlo-P. Diddy

03/12/2015 00:00

Casper Smart, i dashuri i Jennifer Lopez ishte shumë i inatosur për flirtin që ajo pati me reperin dhe ish-të dashurin e saj P.Diddy në festën e organizuar pas ceremonisë së “American Music Awards 2015”, raportoi revista “In Touch”. Megjithatë një tjetër burim ka treguar se Lopez dhe Diddy nuk kanë flirtuar aspak atë mbrëmje.

“In Touch” raportoi se Smart nisi t’i bërtiste në publik këngëtares për shkak të këtij flirti me Diddy , madje duke e akuzuar se ajo ende vazhdon të jetë e fiksuar pas reperit edhe pse kanë kaluar shumë vite.

Por, një burim për “Gossip Cop” ka hedhur poshtë këto thashetheme, duke thënë se Diddy thjesht i ka bërë një përshëndetje të shpejtë Jennifer dhe është larguar. Burimi ka shtuar gjithashtu se mes tyre nuk ekziston asgjë përveç se një miqësie të pastër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA