Klosi: Angazhim për punësimin e personave me aftësi të kufizuar

03/12/2015 14:55

Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, kreu i Ministrisë së Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, ka kujtuar se një nga angazhimet e qeverisë mbetet punësimi i këtyre personave, jo vetëm në sektorin shtetëror, por edhe atë privat.

“Është detyrim i shtetit dhe biznesit privat që të ketë 1 person me aftësi të kufizuar për çdo 25 persona. Nëse nuk pranohet kjo gjë, do të ketë gjoba dhe paratë do të shkojnë për personat me aftësi të kufizuar”, tha Klosi.

Përfaqësuesit e personave me aftësi ndryshe i kanë kujtuar ministrit rëndësinë e kryerjes së pagesave në kohë: “Kemi ligje të mira, por nuk zbatohen. Pse duhet të dalim ne në protesta për të marrë atë që na takon. Pagesat të shkojnë te njerëzit në kohën e duhur, pasi kemi shumë probleme të përditshme”.

Ambasadori amerikan Donald Lu tha se është shumë e rëndësishme t’i qëndrosh pranë këtyre njerëzve, të cilët brenda vetes kanë një forcë të madhe. Kërkesës së personave me aftësi ndryshe për të qenë pjesë e Lojrave Paraolimpike iu përgjigj ambasadori Lu, i cili tha se do të kenë mbështetjen e Ambasadës Amerikane.

Top Channel