Thaçi: Mesazhi i sekretarit Kerry ishte i qartë

02/12/2015 22:25

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry ishte shumë domethënëse për Kosovën.

Mesazhet ishin të qarta: përkundër sfidave globale, SHBA mbetet e përkushtuar si partnere e Kosovës. Ata që na ndihmuan të çlirohemi dhe të pavarësohemi po na ndihmojnë edhe të forcohemi dhe të bëhemi anëtarë të BE-së dhe NATO-s. Nëse bëhemi bashkë dhe dialogojmë mes nesh në institucionet që kemi krijuar, asgjë nuk do të na ndalë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Bashkëpunimi aktiv me SHBA, sipas Thaçit do të vazhdojë edhe në ditët dhe javët që vijnë dhe nga ky bashkëpunim, sipas tij, do të vijnë vetëm lajme të mira.

Top Channel