“Fiks Fare”, kirurgu kërkon 200 mijë lekë për një operacion të thjeshtë

02/12/2015 00:00

“Fiks Fare” trajtoi mbrëmjen e kësaj të mërkure rastin e një pacienti, të cilit i është kërkuar të paguajë deri në 200 mijë lekë për të kryer një operacion të thjesht, heqje dhjami.

Shefi i urgjencës i premton këtë operacion dhe i thotë se ka biseduar me kirurgun dhe operacioni do të kryhet kundrejt një tarife shërbimi prej 200 mijë lekësh.

“Para pak kohësh biseduam me një mjek dhe na tha se operacioni shkon deri në 200 mijë lekë. Unë nuk mundem t’i gjej këto para dhe bashkëshorti nuk mund ta kryejë këtë operacion. Burri vuan nga dhjami dhe unë e kam të pamundur ta dërgoj atje pasi jemi familje e varfër”, shprehet bashkëshortja e personit me probleme shëndetësore.

Zonja i është drejtuar emisionit “Fiks Fare”, ku shprehet se nëse nuk do të ketë një zgjidhje për këtë rast atëherë bashkëshorti i saj rrezikon jetën nga ky problem.

Top Channel