Prezantohet plani i reformës për personat me aftësi të kufizuar

01/12/2015 10:45

Reformimi i sistemit të personave me aftësi të kufizuar është prezantuar sot në këshillin kombëtar të PAK. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi tha se kjo reformë nuk është përgjegjësi vetëm e ministrisë që ai drejton, por e një linje ministrish që lehtëson shërbimet ndaj këtyre kategorive.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja tha se po ndërmerren reforma për të lehtësuar marrëdhënien që persona të PAK kanë me kujdesin shëndetësor.

“Po ndërmarrim disa reforma për ta lehtësuar marrëdhënien që persona të ndryshëm kanë me kujdesin shëndetësor, sidomos kur bëhet fjalë për persona me aftësi të kufizuar. Qoftë zvendësimi i librezës me kartën e shëndetit, qoftë kalimi i receteës nga 1-mujore në 2-mujore, shtrirja në disa spitale rajonale të disa kabineteve të rëndësishme që lidhen me sëmundjet e zemrës dhe diabetit besoj se do ta lehtësojnë sadopak”, tha Beqja.

Vitin e ardhshëm do të ketë një konsolidim të institucioeve shëndetësore që vlerësojnë nivelin e sëmundshmërisë me institucionet administrative, ku pjesë janë dhe komisionet që administrojnë statusin e invalidit

Top Channel