Pallatet në Selitë, Veliaj: Zgjidhja janë pilotat

01/12/2015 10:25

Vendosja e pilotave është zgjidhja që Bashkia e Tiranës ofron për banorët e pallateve që janë dëmtuar nga rrëshqitja e dherave në Selitë të Vogël.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj fajësoi këtë të martë dhënien e lejeve jashtë çdo kriteri sigurie dhe abuzimi me to nga ana e ndërtuesve, si shkaktarë të situatës së krijuar.

“Natyra po na kthen reston, nga mënyra se si bashkitë kanë funksionuar më përpara. Për lejet që u dhanë në Farkë, mbi shtufë, lejet jepeshin për shesh për 3 kate, bëhen gropa për 7 kate dhe po merr dhe pallate te tjera. Zgjidhje në Farkë duke vendosur pilota. Nëse bëni auditin me kujdes do të gjeni pa fund gjëma të tilla në një kohë që qytetet po bëhen më të pasigurta”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës foli edhe për procesin e decentralizimit, që sipas tij, por ofron shërbime me kosto më të ulta për qytetarët.

Top Channel