Gjiganti kinez merr autostradën Shqipëri-Mali i Zi

30/11/2015 00:00

Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se “China Pacific Construction Group”, kompania kineze e ndërtimit, më e madhja për nga të ardhurat, nënshkroi një marrëveshje me vlerë 1.72 miliardë dollarë për ndërtimin e një autostrade midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.

“Reuters” i referohet një njoftimi të vetë kësaj kompanie kineze.

“Ndërtimi i kësaj lidhjeje 280 kilometra do të nisë në pjesën e dytë të vitit 2016 dhe do të përfundojë në vitin 2018”, ka deklaruar presidenti kësaj kompanie, Yan Jiehe, në një konferencë për shtyp në Pekin.

Kjo kompani planifikon të përdorë tarifat e rrugës si kolateral për këtë projekt, tha  Yan. “Financimi duhet ende të finalizohet”, shtoi ai.

Top Channel