“Nata e Bardhë”, atmosferë festive në Tiranë

29/11/2015 22:55

Mijëra qytetarë mbushën rrugët e kryeqytetit mbrëmjen e së dielës për t’u bërë pjesë e festimeve të organizuara nga Bashkia, në kuadër të “Natës së Bardhë”.

Të gjitha institucionet, teatrot, muzetë, ishin të hapura, ku një numër i madh qytetarësh i vizituan ato. Aktivitetet ishin të shtrira përgjatë gjithë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, të cilët përfshinin çdo moshë, që nga më të vegjlit e deri tek më të moshuarit.

Festimet kulmuan në sheshin “Skënderbej”, ku dhjetëra këngëtarë performuan për orë të tëra për njerëzit e mbledhur.

E në fund, ishte John Newman, këngëtari britanik me famë botërore, ai i cili ndezi skenën dhe të pranishmit për performancën e tij “live”.

Veç sheshit “Skënderbej, edhe të gjitha lokalet e kryeqytetit u shndërruan në skena festive, ku qindra të rinj zgjodhën të kalonin “Natën e Bardhë”.

Top Channel