Sherr mes çiftit në Ferizaj, 25-vjeçari dhunoi të dashurën, ndalohet nga policia
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua të mërkurën në Zagreb me zv.Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Jahjaga dhe Biden diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe rajon dhe përparimin e arritur në aspiratat e integrimit europian dhe euroatlantik.
“Zv.Preidenti amerikan rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përparimin e Kosovës”, bën të ditur një komunikatë për shtyp e shpërndarë nga presidenca.
Presidentja ndodhet në Zagreb ku po merr pjesë në Samitin Bërdo-Brioni, me ftesë të Presidentes së Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.
Top Channel