“Fiks Fare”, skandali në burgun e Korçës; favore në këmbim të parave

18/11/2015 00:00

Emisoni investigativ “Fiks Fare” ka sjellë këtë të mërkurë fakte mbi një skandal që ka ndodhur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Korçë.

Pas një investigimi 3-mujor “Fiks Fare” ka sjellë fakte mbi mënyrën se si drejtori i këtij institucioni, Laert Çeliku, i cili është shkarkuar sot nga detyra, ofronte lehtësi për të dënuarit kundrejt parave.

Vende pune për të dënuarit brenda burgut, takime speciale jashtë radhe dhe futja e hashashit kanë qenë disa nga faktet që “Fiks Fare” ka sjellë me zë dhe figurë.

Puna e gazetarëve të emisionit investigativ për të faktuar këto abuzime nisi nga ankesa e një qytetari pranë kësaj redaksie.

Një grua, nëna e një të dënuari, ka biseduar direkt me drejtorin e qendrës së vuajtjes së dënimit, i cili në në fillim i ka marrë asaj 20 mijë lekë të reja e më pas, në kontaktet që kanë vijuar, 10 mijë lekë të reja të tjera. 

FOTO GALERI
2/6

Top Channel