Reforma në Drejtësi, institucionet në drejtësi bashkëbisedim me juristë nga diaspora 200 ndërtesa të vjetra në Gjirokastër rrezikohen seriozisht nga shembja. Vetëm në 30 për qind të tyre është ndërhyrë, ndërsa pjesa më e madhe janë në degradim e sipër.
Në shumë prej tyre ka edhe banorë. Një familje prej 7 anëtarësh jeton në një banesë 150-vjeçare, e cila është e pabanueshme.
Familja Luke, e vetmja që ka ngelur në këtë banesë, ka kërkuar ndihmë të vazhdueshme për restaurim të pjesshëm, por siç shpjegon Tahiri, banor i shtëpisë, situata vetëm sa është përkeqësuar, duke e bërë të vështirë tashmë edhe restaurimin.
Familja, që e braktis banesën gjatë natës nga frika për jetën, gjendet në listën e të pastrehëve që prej 15 vitesh, kur dhe filloi çarja e banesës, por ende nuk ka ndonjë zgjidhje për ta.
Banesa, që në Gjirokastër njihet si e “Karagjozatëve” nuk radhitet mes monumenteve të kulturës të kategorisë së parë, kështu që me shumë gjasa ka për t’u shembur së shpejti.
Edhe Drejtoria e Monumenteve ka kryer inspektime dhe gjendja është vlerësuar kritike për stabilitetin, por mungojnë fondet për ndërhyrje, kështu që duket se e vetmja zgjidhje për banorët mbetet braktisja.
Ngrehina ka shërbyer, pas sekuestrimit nga shteti dekada më parë, si qendër kulturore, spital, repart ushtarak, kopësht e çerdhe.
Top Channel