Shtohen taksat për automjetet nga viti i ardhshëm

17/11/2015 19:35

Të gjithë automjetet me fuqi motorike mbi 3 mijë kubikë do të paguajnë më shumë taksa nga 1 janari i vitit që vjen. Qeveria ka dërguar në Kuvend një projektligj që i vendos të gjitha këto automjete në një taksim më të rëndë.

Më konkretisht, sipas draftit, të gjitha makinat me fuqi mbi 3 mijë kubikë do të paguajnë një taksë fillestare regjistrimi prej 70 mijë lekësh dhe veç kësaj, një taksë të përvitshme prej 21 mijë lekësh.
 
Këto janë taksa shtesë që vendosen mbi taksën vjetore që paguhet për mjetet e përdorura. Qeveria thotë se të gjitha këto automjete me fuqi mbi 3 mijë centimër kub do të konsiderohen si automjete luksi, ndaj do i nënshtrohen kësaj takse të poosaçme.

Top Channel