Studentët krijojnë forumin pro-reformës në arsim

16/11/2015 14:25

Studentë të universiteteve private e publike kanë krijuar Forumin për Universitetin Cilësor.

Ndryshe nga qëndrimi i  studentëve të cilët kundërshtojnë tërësisht reformën për arsimin e lartë dhe janë pjesë e Lëvizjes për Universitet, ata janë shprehur pro kësaj reforme.

Studentët e këtij forumi kërkuan që politikat e arsimit të lartë të jenë të drejtuara drej një universiteti cilësor, për trajtim të barabartë të studentëve, për konkurrencë dhe akreditim të të gjithë universiteteve, përfshirë ato publike.

Top Channel