Veseli homazhe pranë ambasadës franceze në Prishtinë

14/11/2015 00:00

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli bën homazhe pranë ambasadës së Francës në Prishtinë. Ai i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, dorezoi kurora lulesh pranë selisë së ambasadës dhe i shprehu ngushëllime ambasadores Maryse Daviet për humbjen e jetëve të pafajshme në sulmet terroriste.

“Sot jemi të gjithë me Republikën e Francës dhe popullin francez” shkruan kreu i kuvendit në Facebook për të shtuar se “aktet e djeshme terroriste në Paris, ishin akte qyqare që cenojnë jetën e pafajshme të qytetarëve të lirë”, shkruan Kadri Veseli ne Facebook.

Top Channel