Zjarr në një banesë dykatëshe në Fier

13/11/2015 09:10

Një zjarr përfshiu një banesë dykatëshe në lagjen “15 tetori” të Fierit, ditën e enjte.

Ka qenë një shkëndijë elektrike ajo që ka shkatuar zjarrin, i cili është përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientet e banesës së Jetnore Zeqirit.

Në kohën që shpërtheu flaka, në banesë ndodheshin dhe tre pjesëtarë të familjes. Pas përhapjes së zjarrit brenda shtëpisë, ata janë larguar për t’i shpëtuar flakëve, ndërkohë që është njoftuar reparti zjarrfikës, i cili ka mundur vetëm të eleminonte përhapjen në katin e dytë.

Top Channel