Totozani: Konsultim të gjerë publik për pr/ligjin e pronave

13/11/2015 13:30

Avokati i Popullit Igli Totozani kërkon konsultim të gjerë publik në Kuvend për projektligjin e pronave.

Pas takimeve me grupet e interesit me variantet e projektligjit të ministrisë së Drejtësisë, z. Totozani në një shkresë dërguar Kuvendit më 9 nëntor kërkon të parqesë sugjerimet e tij në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve.

“Avokati i Popullit nisur nga rëndësia që mbart miratimi i këtij projektligji, por edhe nga çështjet e prezantuara nga grupet e interesit të zhvilluara për këtë qëllim, vlerëson se, për vetë fazën në të cilën ndodhet diskutimi i projektligjit në fjalë, si një kërkesë primare mbetet konsultimi i gjerë publik i draftit që ndodhet në Kuvend, me institucionet e pavarura të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, grupet e interesit, dhe gjithë aktorët e tjerë të rëndësishëm në këtë proces”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Top Channel