“E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen”/ Reagon për herë të parë babai i Edi Kuçit për Shqipëria Live: Postimet që qarkullojnë nuk janë bërë nga unë
Ministrja e Inovacionit Milena Harito duke e lexuar progres raportin në sytë e administratës publike, tha se për kët çështje Shqipëria është në nivelin e nevojshëm për të çelur negociatat. Ka përmirësim të rekrutimeve në administratë, tha Harito.
“Për çështjet e administatës publike jemi në nivelin e nevojshëm për të çelur negociatat. Të kesh një administratë profesionale, të shkëputur nga ndikimet politike është nevojë e domosdoshme për zhvillimin e vendit, po dhe një sfidë shumë e vështirë, veçanërisht në kushtet e asaj që trashëguam nga tranzicioni”, tha Harito.
Falë rikthimit të besimit të publikut në konkurset e zhvilluara nga DAP, Harito tha se vetëm në një vit kanë konkuruar plot 24 mijë vetë. Tashmë për Hariton detyrë mbetet zbatimi me rigorozitet të Kodit të ri të procedurave administrative.
Top Channel