Përkujtohen 640 ushtarët francezë të rënë në Korçë

11/11/2015 12:20

Si çdo vit, në qytetin e Korçës u  përkujtua 11 nëntori, i cili përkon me armëpushimin e vitit 1918 ose fundin e konfliktit mes popujve të Ballkanit e të Europës.

Në këtë ceremoni përkujtimore në nderim të 640 ushtarëve francezë, varrezat e të cilëve ndodhen në qytetin e Korçës, ishte i pranishëm ambasadori i Francës, Bernard Fitoussi, kreu i PSV Petro Koçi, atashe ushtarakë të fuqive aleate dhe mike, prefekti i Korçës, Ardit Konomi, kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo, kryetarja e qarkut, Ana Verushi si dhe autoritetet civile, ushtarake dhe fetare të Korçës, të cilët vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe në varret e të rënëve.

Ata kanë qëndruar disa minuta në heshtje teksa banda frymore ka interpretuar himnin kombëtar, ndërsa më tej, në mënyrë simbolike, ambasadorja ka ecur përgjatë parcelave ku janë grupuar varret e ushtarëve francezë në shenjë nderimi dhe respekti.

Një ditë më parë, ambasadori ka zhvilluar edhe një takim kortezie në Bashkinë e Korçës.

Top Channel