Shitet për 170 milionë dollarë nudoja e Modiglianit

10/11/2015 11:35

Një pikturë e artistit italian Modigliani është shitur në ankand ditën e hënë për 170 milionë dollarë, çmimi i dytë më i lartë i regjistruar ndonjëherë për një vepër arti.

Vepra “E shtrirë nudo” iu shit nga shtëpia e ankandeve Christie’s në Nju Jork një koleksionisti kinez.

Piktura nuk ishte dalë kurrë më parë në një ankand. Çmimi fillestar i saj vlerësohej rreth 100 milionë dollarë. Rekordin e vlerës më të lartë e mban piktura e Picasso, “Femrat e Algjerit”, plot 179 milionë dollarë.

Shumë koleksionistë garuan për veprën e Modiglianit në ankandin e Christie’s, ku u nxorrën edhe 33 vepra të tjera.

Mes tyre ishte edhe skulptura “Tereza” e Paul Gauguin dhe “Infermierja” e Roy Lichtenstein, që u shitën përkatësisht për 30 dhe 95 millionë dollarë.

Në total, shitjet e realizuara në ankand arritën vlerën e 494 milionë dollarëve. Por ky nuk ishte një lajm i mirë për Christie’s, pasi rreth 30 për qind e veprave të tjera që pritej të shiteshin mbetën stok.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA