Shmanget incidenti i rëndë në Himarë, policia ndalon gomonen pa drejtues, kishte rënë në det gjatë lëvizjes pasi ishte dëmtuar në këmbë Pas ankesës së disa policëve të burgjeve dhe rekomandimeve pa përgjigje dërguar ministrisë së Drejtësisë dhe të Financave, Avokati i Popullit, Igli Totozani, i kërkon kryeministrit Edi Rama përmirësim të kushteve të kësaj kategorie të policisë.
Punonjësit e burgjeve janë ankuar se nuk paguhet shtesa e pagës për oficerët e policisë që transferohen me shërbim jashtë rrethit, punonjësit nuk kanë uniformë prej pesë vitesh, nuk u jepet ushqimi prej 10 vitesh, orët shtesë nuk u janë paguar dhe ndërkohë nuk janë kompensuar as me pushim. Ndër arkesat e tjera është se nuk u paguhet leja vjetore e pakryer për nevoja pune dhe me përjashtim të tre viteve të fundit nuk u është paguar vjetërsia në punë.
Avokati i Popullit i kërkon kryeministrit të ndërhyjë me kompetencat e tij në përmirësimin e kushteve të punës për këta punonjës, që të trajtohen në mënyrë të barabartë me punonjësit e Policisë së Shtetit.
Top Channel