Minxhozi: Ikja e Naços, mesazh i Metës për ndryshime në qeveri

09/11/2015 00:00

Për të diskutuar mbi dorëheqjen e papritur të ministrit Nasip Naço, i ftuar në studion e lajmeve të Top Channel ka qenë analisti Skënder Minxhozi, kryeredaktor i “Java News”.

Zoti Minxhozi, mirëmbrëma dhe mirëserdhët në studio. Çfarë ndodhi sot? Përse iku zoti Naço?

Skënder Minxhozi: Kjo është një pyetje që në opinionin publik ka ngjallur shumë debate. Informacionet nga institucionet janë të pakëta, deklaratat e dy palëve duken të kriptuara, janë fjalë të përgjithshme që nuk shprehin thelbin. Po konsumohet një vijim i atij debati që nisi në ditët e para të vjeshtës, me impulset në qeveri. Zoti Meta po kërkon të çojë përpara nismën e tij për ndryshime në qeverinë aktuale dhe meqënëse kjo qeveri ka një zot, që është kryeministri Edi Rama, loja bëhet më e vështirë pasi duhet të jetë ai që të zgjedhë dhe të lirojë nga puna pjesëtarët e ekipit me të cilët bashkëpunon.

A do ta thellojë ky zhvillim atë që është përfolur si ftohje e dy aleatëve?

Skënder Minxhozi: Nuk besoj. Zoti Meta ka bërë një lëvizje taktike në kampin e tij, për të mos filluar ose vijuar vetëm me kritika ndaj ministrave të PS. Ai ka tentuar të krijojë sot një alibi të tipit ‘unë kam nisur lëvizjet e ministrave të mi në ekzekutiv dhe ti nuk ke më alibi për t’i mbajtur të tutë të paprekur’. Është një nismë taktike, nga ato që i përshtaten natyrës politike të Metës në këto raste. Ai bën shpesh lëvizje të tilla. Tani lind pyetja nëse do të ketë një rrokadë të ministrave të LSI. Nëse sheh dy deklaratat, atë të Metës dhe atë të Kryeministrisë, vëmë re disa nuanca. Meta foli për një zgjerim të bashkëpunimit që lidhet me ikjen e Naços, që është lexuar si një mesazh drejtuar Ramës për një rishqyrtim të bashkëpunimit. Ndërkohë që qeveria nga ana e saj luajti edhe ajo disa karta me njoftimin për emërimin e Manjanit, duke thënë se nevojitet një dinamikë e re. Pra, luajti dhe Rama me termin e impulseve në fusha që i përkasin Ministrisë së Drejtësisë, si hipotekat dhe burgjet, ku PS ka pasur vërejtje jo të vogla për mënyrën se si përfaqësues të LSI i kanë menaxhuar këta sektorë. I vetmi element që për mendimin tim nuk qëndron në këmbë është dorëheqja e Naços për reformën në drejtësi. Reforma është zbardhur në letër, palët kanë bërë listën e vërejtjeve, që ndodhen në duart e Komisionit të Venecias dhe unë nuk besoj se duke larguar një përfaqësues të LSI-së dhe sjellë një tjetër do të ketë ndonjë ndryshim substancial. Besoj se ikja e Naços lidhet më së shumti me atë shtytje që Meta do t’i japë lëvizjeve në qeverinë Rama.

A mund të konsiderohet i mbyllur procesi i lëvizjeve në qeveri me zëvendësimin e Manjanit? Domethënë, kemi thjesht impulse të reja brenda LSI-së, apo mund të presim edhe lëvizje të reja edhe brenda qeverisë?

Skënder Minxhozi: Besoj se kjo vjeshtë mund të ketë ngjarje. E gjitha do të varet nga shkalla e insistimit dhe rezistencës që Rama do të bëjë për të mbajtur formatin e njerëzve ka në qeverinë aktuale. Çdo qeveri ka nevojë për t’u prekur dhe qeveria Rama nuk është e imunizuar nga ky proces. Edhe ato të kaluara në mes të mandatit të tyre kanë pasur procese rifreskimi. Vetë Meta në bashkëqeverisje me Berishën ka bërë një rrokadë të plotë të ministrave të tij. Brenda pak orëve i çoi nga Ministria e Jashtme tek ajo e Transportit, zv.ministrat i ndërroi, etj. Pra, ka pasur lëvizje edhe në të shkuarën. Nuk është tabu, por duket qartë se dy aleatët duan të mos i lënë njëri-tjetrit autorësinë e fillimit të nismës. Rama kërkon të japë mesazhin se, ‘nëse ndryshime do të ketë do të jem unë ai që do t’i bëj dhe nuk do të jesh ti që do t’i imponosh’. Këtë e shoh më tepër si diçka personale mes dy aleatëve dhe jo të një natyre politike.

Top Channel

Top Channel/ Tensionet ruso-ukrainase, drejt Detit të Zi nisen luftanije britanike
Top Channel/ NASA teston helikopterin e parë në Mars
Top News – Parandalohet vrasja e çiftit/ Policia e Tiranës jep detajet se si nisi konflikti
Top News – Shpërthimi me eksploziv/ Fushë Krujë, policia shoqërohen disa të dyshuar
Rusia dëboi nga vendi 20 diplomatë cekë të cilët janë urdhëruar të largohen, si masë shpaguese ndaj largimit që republika ceke i bëri të shtunën 18 diplomatëve rusë. Vendimi i Pragës erdhi pas një hetimi që tregoi pas shpërthimit të një depoje municionesh në Ceki, qëndronte Moska. Kjo e fundit i dha diplomatëve çekë një ditë kohë për t’u larguar, ndërsa Praga u dha rusëve 48 orë. Ministria e Jashtme ruse e cilësoi vendimin e çekëve si “të pashembullt” dhe si “akt armiqësor”. “Me dëshirën për të kënaqur Shtetet e Bashkuara, pas sanksioneve të fundit të SHBA-së kundër Rusisë, autoritetet çeke madje i tejkaluan udhëzuesit e tyre”, thuhej në një deklaratë të saj, ku cilësoheshn si të pabaza dhe absurde pretendimet e çekëve se diplomatët rusë janë operativë të inteligjencës. Shtetet e Bashkuara thanë se qëndrojnë krah Republikës Çeke lidhur me vendimin për të dëbuar diplomatët rusë. “SHBA qëndron me Republikën Çeke në përgjigjen e saj të vendosur kundër veprimeve keqdashëse të Rusisë në tokën e çeke”, shkruante zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në Twitter. “Ne duhet të veprojmë në mënyrë të vendosur në përgjigje të veprimeve ruse që vënë në rrezik integritetin territorial, sigurinë energjitike ose infrastrukturën kritike të aleatëve dhe partnerëve tanë”, shtoi ai. Cekia sqaroi se ka informuar aleatët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian në lidhje me përfshirjen e dyshuar ruse në një shpërthim depoje municionesh në vitin 2014 dhe çështja do të trajtohet në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së.
Top Channel/ SHBA kërcënon Rusinë, “ Po vdiq Navalny, do të ketë pasoja”