Linja e re 20 kilovolt në Fier. Gjiknuri: Ulen ndjeshëm humbjet në rrjet

09/11/2015 13:00

OSHEE është duke investuar për ndërtimin e një linje prej 20 kilovoltësh në zonën e Fierit. Kjo linjë po ndërtohet me financimin e vetë kompanisë me një vlerë prej 373 milionë lekësh.

Adminstratori i OSHEE-së dhe ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri inspektuan punimet.

“Do të kemi më pak humbje teknike dhe pagesat e shtuara po i kthehen qytetarëve me investime“, u shpreh Gjiknuri.

Gjiknuri pohoi se në Fier do të kryhen disa investime të rëndësishme që do të lidhen me vepra të tjera po kaq të rëndësishme për ekonominë e vendit.

Gjiknuri ka pohuar se ky është një investim që do të ulë humbjet dhe do të rrisë cilësinë e energjisë me të cilën do të furnizohen banorët.

Top Channel