Shmanget incidenti i rëndë në Himarë, policia ndalon gomonen pa drejtues, kishte rënë në det gjatë lëvizjes pasi ishte dëmtuar në këmbë Rreth 1.000 qytetarë shqiptarë, vetëm brenda javës së fundit nuk janë lejuar të kalojnë kufirin grek në Doganën e Kakavijës.
Vetë qytetarët pohojnë se u kërkohet një shumë prej 50 eurosh për ditë qëndrimi në Greqi, disa të tjerëve nuk u kanë pranuar garancitë me afat kohor më të gjatë se një javë, ndërsa pjesës më të madhe nuk ua shohin fare dokumentet e paraqitura, duke u kërkuar një garanci prej 3 deri në 5 mijë eurosh.
E ndërsa kalimi në tokën fqinje është bërë thuajse i pamundur, qytetarët shqiptarë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit vijojnë të presin për ditë me radhë, me shpresën e zhbllokimit të situatës.
Ata rrinë në dyert e doganave prej orëve të para të mëngjesit deri në mbrëmje, duke i shtuar kështu qëndrimit të tyre edhe shpenzimet e hotelit. Sipas tyre, pala greke i kthen mbrapsht me pretendimin se, këta qytetarë po kalojnë kufirin grek me qëllim punësimi sezonal.
Në këtë periudhë nis mbledhja e ullinjve dhe agrumeve në Greqi, e për këtë arsye ka një fluks të shtuar të personave që udhëtojnë nga Shqipëria në shtetin grek.
Autoritetet kufitare shqiptare nuk e komentojnë qëndrimin e homologëve grekë, pasi – sipas tyre, – është e drejta e palës greke të vendosë kalimin ose jo të shtetasve të huaj në tokën helene.
Top Channel