Totozani zgjidhet anëtar i bordit botëror të IOI

07/11/2015 11:55

Avokati i Popullit Igli Totozani është zgjedhur anëtar i Bordit Botëror të Institutit Ndërkombëtar të Ombudsmanëve (IOI), bord ky i organit drejtues të kësaj organizate në nivel botëror.

Zgjedhjet për bordin e ri u mbajtën në Romë javën e kaluar, dhe zgjedhja e z. Totozani u bë nga bordi rajonal europian i IOI-t. Funksioni i kësaj organizate është mbështetja e institucioneve të Avokatit të Popullit në rolin kryesor të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut, mbrojtjes së individit nga abzuimi i pushtetit, vendimet e padrejta etj.

Si institucion ai është krijuar më 1978, si një organizate botërore bashkëpunimi për mbi 170 institucione të pavarura në më shumë se 90 vende të botës.

Top Channel