Shmanget incidenti i rëndë në Himarë, policia ndalon gomonen pa drejtues, kishte rënë në det gjatë lëvizjes pasi ishte dëmtuar në këmbë
Qeveria ka nisur nga Korça formatin “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”, një nismë ku do të prezantohen arritjet e këtyre dy viteve të qeverisë së majtë dhe projektet për të ardhmen. Zv. Kryeministri Niko Peleshi tha se puna 2-vjeçare e qeverisë ka pasur si synim një mentalitet të ri.
“Puna 2-vjeçare ka pasur si qëllim ndërtimin e një mentaliteti të ri. Lufta kundër informalitetit është mënyra si qeveria ka trajtuar informalitetin në energji, ka lejuar formalitetin në ekonomi, universitete, edukim. Ne bëmë zgjedhjen tonë, zgjedhjen e vështirë të reformave. Jemi të vetëdijshëm që reformat afatshkurtër kanë koston e tyre, por janë investimi më i mirë dhe i duhur për Shqipërinë e gjeneratës tjetër”, është shprehur Peleshi. Ai shprehu vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund reformës për formalizimin e ekonomisë shqiptare.
Ndërsa deputeti socialist Taulant Balla tha se këtë mesazh pozitiv duhet ta ndajmë me çdo qytetar të Shqipërisë, pasi “është e rëndësishme të ruajmë të njëjtin nivel komunikimi që kemi pasur gjithmonë”.
“Një gjë që mori vëmendjen e të gjithëve ishte se qeveria që iku nuk kishte paguar as rrogat e punonjësve të policisë dhe qeveria jonë iu desh të përballej me larjen e borxheve të qeverisë së kaluar. Vetëm për 2014 na u desh të shlyenim 340 milionë dollarë borxhe të trashëguara nga qeveria e PD-së”, tha Taulant Balla.
Top Channel