Nis turi shpjegues,  Rama: E gjetëm vendin një gërmadhe ekonomike

07/11/2015 12:50

Duke e quajtur Partinë Socialiste lokomotivën qeverisëse të modernizimit të Shqipërisë, kryesocialisti Edi Rama , nga Korca nisi atë që ai e cilësoi “komunikim intensiv me bazën socialiste” nën moton “Për ta pastruar më tej Shqipërinë”, duke kujtuar situatën e rendit publik dy vite më parë.

“Kudo nga veriu në jug, nga qendra e qytetit deri në fshstin më të largët, kryefjala e shqetësimit të njerëzve ishte krimi, krimi, krimi. Ne sot kemi absolutisht të drejtë të themi që e rilindëm policinë e shtetit. Mjafton të them që gjatë këtij viti ne kemi 50%, gjysëm për gjysëm më pak vrasje se sa në çdo vit krahasuar të tranzicionit, por ama kemi ende punë për të pastruar më tej Shqipërinë nga krimi, nga veprimtaritë kriminale, dhe sot shënjestra më e goditur nga kundërshtarët është ministri i Brendshëm. Është Ministria e Brendshme, është Policia e Shtetit”, tha Rama.

Nëse kthejmë kokën pas dy vite më parë tha Rama ekonominë e vendit e gjetëm në prag të humnerës  nga kolapsi në sistemin energjitik përfshi 720 milionë dollarë borxhe të fshehura nga qeveria e shkuar.

“Do të ketë ende më shumë për të bërë kur flasim për ekonominë. Në këto dy vjet ne kemi bërë jo pak, por kemi bërë të mundur që kjo shtëpi e përbashkët, e cila rrezikonte të na zinte të gjithëve brenda të përforcohet në themele, në mure dhe në trarët që mbajën çatinë, në radhë të parë për të qënë të sigurtë se nuk do të na zërë brenda. Sigurisht që na duhet të bëjmë shumë akoma në mënyrë që ta mobilojmë, ta bëjmë më komode, që të gjithë të ndihen mirë, secili të ketë hapësirën e tij”, vijoi Rama.

Rama u shpreh se bujqësia deri dy vite më parë merrte vetëm lëmoshë nga shteti, tashmë theksoi ai  qeveria e ka kthyer timonin e këtij sektori në një drejtim tjetër.

“Nuk është aspak e vështirë për të kuptuar se ka dy rrugë, ose ta lëmë këtë rrugë e të kthehemi atje ku ishim, siç propozojnë kundërshtarët, të rikthehemi te rumpalla ku të gjithë për vete, Zoti për të gjithë, pa shtet, pa mekanizma ndërveprimi, pa vizion për të ardhmen, ose të  vazhdojmë fuqishëm në këtë drejtim. Për të vazhduar fuqishëm në këtë drejtim na duhet të fuqizojmë PS-në në radhë të parë, na duhet të bashkojmë fuqitë me të gjithë ata që janë mjaftushmërisht të kthjellët për të kuptuar se kjo është e vetmja rrugë, nuk ka rrugë tjetër ”, vijoi më tej kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA